Trump kërkon kompensim nga Irani për mizoritë e pretenduara të 50 viteve të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga Teherani kompensim financiar, duke iu referuar dekadave të aktiviteteve të pretenduara ushtarake dhe represionit të brendshëm nga Irani, transmeton Anadolu.
“Po kërkoj … kompensim nga Irani për të gjithë njerëzit që ata kanë vrarë dhe plagosur rëndë me bombat e tyre të vendosura në rrugë”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
Ai specifikoi se pagesat duhet t’u drejtohen familjeve të personave të vrarë në anijen USS Cole gjatë një sulmi në vitin 2000 dhe mijëra viktimave të tjera në radhët e luftëtarëve.
Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu kompensim për “qindra mijëra protestues të pafajshëm” të vrarë nga qeveria iraniane gjatë 50 viteve të fundit.
Ultimatumi vjen pas raportimeve se përfaqësuesit iranianë po kërkojnë dëmshpërblim për luftën rajonale pesëmujore që SHBA-ja dhe Izraeli nisën më 28 shkurt.
Trump i hodhi poshtë këto kërkesa, duke pretenduar se dëmshpërblimet për Iranin “nuk u përmendën kurrë” gjatë negociatave. Ai konfirmoi se ka udhëzuar përfaqësuesit amerikanë që t’i përfshijnë këto kërkesa në të gjitha bisedimet e ardhshme.

