Pamje spektakolare nga Groenlanda/ Ajsbergu gjigant përmbyset në det, krijon valë të fuqishme
Një fenomen natyror spektakolar dhe potencialisht i rrezikshëm u regjistrua në Groenlandën perëndimore, kur një ajsberg gjigant u përmbys në det, duke shkaktuar valë të mëdha.
Incidenti ndodhi në brigjet e qytetit Ilulissat, një zonë e njohur në të gjithë botën për praninë e ajsbergëve që shkëputen nga akullnaja Jakobshavn. Momenti i përmbysjes së tij u filmua nga banorët dhe vizitorët, me imazhet që bënë xhiron e internetit.
Videoja tregon masën e madhe të akullit (e cila ishte aq e gjatë sa të paktën dymbëdhjetë shtëpi) që bie në det, duke krijuar valë të fuqishme që përhapen në të gjithë zonën më të gjerë.
A massive iceberg capsized just off the coast of Ilulissat in northern Greenland 🇬🇱this morning.
Fortunately, no one was injured. pic.twitter.com/vfUGgVdSRz
— Orla Joelsen (@OJoelsen) July 25, 2026
Sipas autoriteteve lokale, nuk u raportuan të lënduar apo dëme materiale, pavarësisht intensitetit të fenomenit.

