Turqia dhe Iraku rikonfirmojnë angazhimin për objektivin e tregtisë prej 30 miliardë dollarësh

Turqia dhe Iraku rikonfirmojnë angazhimin për objektivin e tregtisë prej 30 miliardë dollarësh

Turqia dhe Iraku rikonfirmuan angazhimin e tyre për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe arritjen e objektivit afatmesëm të vëllimit tregtar prej 30 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Ministri i Tregtisë i Turqisë, Omer Bolat, u takua në Ankara me homologun e tij irakian, Mustafa Nizar Jumaa, në kuadër të vizitës së kryeministrit Ali Zeydi në Turqi.

Bolat tha në platformën turke të mediave sociale NSosyal se diskutuan hapat konkretë të nevojshëm për arritjen e objektivit tregtar, zgjerimin e fushave ekzistuese të bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Bisedimet u përqendruan gjithashtu në rëndësinë strategjike të Projektit të Rrugës së Zhvillimit, ndërsa rrugët alternative ndërkombëtare të tregtisë po marrin një rëndësi më të madhe.

Ata vlerësuan përpjekjet për zhvillimin e projekteve të reja të përbashkëta, lehtësimin e tregtisë tranzit, harmonizimin e procedurave doganore dhe forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve doganore të dy vendeve.

Bolat tha se Turqia dhe Iraku do të hartojnë një udhërrëfyes të ri gjatë takimit të tretë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turqi-Irak (JETCO), i cili është planifikuar të mbahet në Turqi në tremujorin e fundit të vitit 2026.

Bolat tha më herët se integrimi i shpejtë i Pikës Kufitare Ibrahim Khalil në sistemin doganor ASYCUDA, të zbatuar nga qeveria irakiane, do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivit tregtar prej 30 miliardë dollarësh.

Ai shtoi se Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të përshpejtojë aktivitetet e investimeve dhe kontraktimit mes Turqisë dhe Irakut, përfshirë edhe krijimin e qendrave dhe qyteteve të reja logjistike.

MARKETING