Grupi Huthi merr përsipër sulmet me dronë ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite

Grupi Huthi merr përsipër sulmet me dronë ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite

Grupi Huthi i Jemenit mori përsipër sulmet e sotme me dronë ndaj objekteve kryesore të naftës në Arabinë Saudite lindore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak Yahya Saree tha se grupi shënjestroi “një numër objektivash dhe pikash të ndjeshme për furnizimin dhe transportin e naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite lindore në Yanbu” me dronë.

Ai pretendon se sulmi ishte në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Jemenit nga Arabia Saudite. Nuk janë dhënë detaje për dëme apo viktima të mundshme.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet saudite mbi pretendimin e Huthive.

Arabia Saudite tha sot se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë të nisur nga territori i Irakut që synonin objektet e naftës në mbretëri.

Javën e kaluar, Huthit njoftuan një ndalim të lundrimit detar drejt Arabisë Saudite, duke bërë që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite të zotohej për përgjigje “të vendosur dhe të fuqishme” dhe masa për të mbrojtur anijet që kalojnë tranzit në Ngushticën Bab al-Mandeb.

MARKETING