Digjet një veturë në Shkup
Në lagjen Taftalixhe të Shkupit, gjatë natës është djegur një automjet.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rasti është raportuar rreth orës 02:50 në SPB Shkup.
“Zjarri ka shpërthyer në një automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të personit me inicialet Gj.R., në territorin e komunës së Karposhit.
Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera “Volkswagen Touran”, në pronësi të D.M., dhe “SangYong”, në pronësi të S.S., si dhe një objekt afarist në pronësi të G.L.”, thonë nga MPB.

