Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec, të lidhur me kompaninë e Jared Kushner. Rama flet për evolucionin e protestave, akuzat ndaj qeverisë, projektin e resortit, raportin me administratën amerikane, procesin e integrimit europian, korrupsionin dhe situatën politike në vend, duke mbrojtur qëndrimin se çdo vendim do të merret vetëm mbi bazën e ligjit dhe standardeve mjedisore.

