Netanyahu: Nuk ka datë për vizitën në Washington, pranon dallime me Trump

Netanyahu: Nuk ka datë për vizitën në Washington, pranon dallime me Trump

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ende nuk është caktuar një datë për vizitën e tij të planifikuar në Washington, si dhe gjithashtu ka pranuar se ka mospajtime me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

“Mund të ketë dallime në mendime, por zakonisht i diskutojmë ato në një dialog të hapur”, tha Netanyahu në një intervistë për Fox Neës.

“Ende nuk kemi caktuar një datë për vizitën, por do të doja të shihja arritjen e paqes me Libanin”, deklaroi ai.

Lidhur me Iranin, Netanyahu tha se Teherani “nuk është mik” i Washingtonit, duke shtuar se Iranit “nuk duhet t’i lejohet të sigurojë armë bërthamore ose mjetet për t’i përdorur ato”.

SHBA-ja dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po zhvillon programe bërthamore dhe raketore, për të cilat thonë se përbëjnë kërcënim për Izraelin dhe aleatët amerikanë në rajon.

Irani mohon se synon të zhvillojë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi bërthamor ka ekskluzivisht qëllime paqësore.

Më 17 qershor, Irani dhe SHBA-ja arritën një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit të tyre ushtarak, i cili kishte nisur më 28 shkurt.

Memorandum i mirëkuptimit parashikon një kornizë për trajtimin përmes negociatave të çështjeve të pazgjidhura midis Washingtonit dhe Teheranit, përfshirë ndërprerjen e armiqësive, lehtësimin e sanksioneve, çështjen bërthamore, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe marrëveshje më të gjera për sigurinë rajonale.

MARKETING