Presidenti francez Macron do të vizitojë Sirinë

Presidenti francez Macron do të vizitojë Sirinë

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Sirinë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët, njoftoi të dielën Drejtoria e Medias e Presidencës siriane, transmeton Anadolu.

Macron do të shoqërohet nga një delegacion investitorësh dhe përfaqësues të kompanive franceze, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Sipas njoftimit, Macron dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të zhvillojnë një takim të përbashkët me delegacionet përkatëse gjatë vizitës, pa u bërë e ditur data e udhëtimit.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti francez në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024.

MARKETING