Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë

Dy vëllezër të mitur, janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së babait të tyre në Kanada, pasi një vizitor i shqetësuar kërkoi nga policia të kryente një kontroll mirëqenieje.

Babai i fëmijëve është gjetur gjithashtu i vdekur në një makinë të përfshirë nga flakët në një parking pranë një autostrade në zonën e Otavës, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit po dyshojnë se bëhet fjalë për një rast tragjik vrasjeje dhe vetëvrasjeje, që ka tronditur komunitetin lokal.

Djemtë, të moshës 7 dhe 12 vjeç, u gjetën të vdekur të hënën në mëngjes brenda një shtëpie në qytet, pasi policia u thirr në vendngjarje rreth orës 10:00. Autoritetet besojnë se babai i tyre mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Trupi i tij u gjet më vonë në një zonë parkimi përgjatë autostradës 416, rreth 34 kilometra në jug të shtëpisë së familjes, në atë që hetuesit dyshojnë të ketë qenë vetëvrasje.

Policia po punon për të rindërtuar ngjarjet që çuan në këtë tragjedi dhe po heton gjithashtu nëse një zjarr në një objekt tregtar, më shumë se 100 kilometra larg, mund të ketë lidhje me rastin.

Autoritetet theksuan se nuk ka shenja për ndonjë rrezik të vazhdueshëm për publikun.

MARKETING