Brukseli pranon dështimet e sistemit të ri të hyrjes në BE që shkaktoi pritje të gjata në kufij
Komisioni Evropian ka pranuar se sistemi i ri i regjistrimit të hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian (EES) po shkakton probleme serioze në pikat kufitare, ndërsa udhëtarët po përballen me pritje shumëorëshe dhe vonesa të mëdha gjatë sezonit veror.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se autoritetet në Bruksel janë në dijeni të vështirësive që po hasen gjatë zbatimit të sistemit dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare për të monitoruar situatën dhe për të gjetur zgjidhje. Megjithatë, Komisioni nuk ka paralajmëruar pezullimin e sistemit.

