Kosovë, aktakuzë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve

Kosovë, aktakuzë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se ka ngritur dy aktakuza në mungesë për gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Anadolu.

Prokuroria njofton se në rastin e parë, ka ngritur aktakuzë ndaj personave me inicialet J.J. dhe A.S., ku sipas aktakuzës, të pandehurit, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë.

“Duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje”, thuhet në njoftim.

Kurse në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave me inicialet L.S., D.L., S.A., B.S..

“Të pandehurat akuzohen se në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike”, thuhet në njoftim.

MARKETING