Vala e të nxehtit në Holandë konsiderohet si shkak për rritjen e numrit të vdekjeve

Vala e të nxehtit në Holandë konsiderohet si shkak për rritjen e numrit të vdekjeve

Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin i Holandës, javën e kaluar vendi regjistroi rreth 480 vdekje më shumë se sa pritej për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik holandez NOS, instituti tha se shumica e 480 vdekjeve shtesë ishin mes personave të moshës 80 vjeç e lart.

Numri më i lartë i vdekjeve u raportua në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku temperaturat ishin më të larta.

Instituti theksoi se gjatë kësaj periudhe u regjistruan rreth 3.530 vdekje, krahasuar me rreth 3.050 vdekje që fillimisht priteshin sipas analizave statistikore.

Ai tha se panorama ende nuk është e plotë, pasi vdekjet ndonjëherë regjistrohen vetëm disa javë pasi kanë ndodhur.

Instituti gjithashtu theksoi se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të cenueshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme.

MARKETING