Rritet në 1.943 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Rritet në 1.943 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme të javës së kaluar në Venezuelë është rritur në 1.943, njoftoi kryetari i Asamblesë Kombëtare të vendit, Jorge Rodriguez, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një fjalim në televizionin shtetëror, Rodriguez tha se gjithsej 10.571 persona janë lënduar.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), dy tërmete me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor.

Studiuesit e agjencisë amerikane hapësinore NASA thanë në një raport se rreth 58.870 ndërtesa ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga dy tërmetet.

MARKETING