QMK: Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të hapura

QMK: Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të hapura

Deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, në territorin e RMV-së janë regjistruar 11 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një është aktiv dhe 10 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

MARKETING

Description of image

Në Komunën e Vasilevës – fshati Vasilevë, ku po digjet deponi mbeturinash, ka një zjarr aktiv.

“Zjarret janë shuar në Komunën e Dibrës – fshati Gari (bimësi e ulët dhe pyll i përzier me kërcell të ulët), Komunën e Qendrës Zhupë – Qendrës Zhupë (toka të rrafshëta), Komunën e Vallandovës – fshati Kasandol (bimësi e ulët), Komunën e Dollnenit – fshati Zhitoshë dhe fshati Lokveni (bimësi e ulët dhe mbeturina), Komunën e Manastirit – nas. Mal Paris (bimësi e ulët), Komuna Aerodrom – vendbanimi Draçevo (mbeturina), Komuna Çuçer Sandevo – fshati Bllacë (bimësi e ulët dhe pyll), Komuna Shuto Orizare – rruga Bërnjaçka Buna (bimësi e ulët dhe mbeturina), Komuna Tetovës – rruga Tetovë – Bërvenicë (bimësi e ulët), Komuna Kratovës – fshati Zheleznicë (deponi)”, thonë nga QMK.

MARKETING