Vala e të nxehtit përfshin rajonin
Vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës ka goditur edhe vendet e Ballkanit, raporton Anadolu.
Ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme në shumë vende të rajonit, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Institucionet përkatëse të vendeve paralajmëruan personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.
Temperaturat në vendet e rajonit arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Qytetarë dhe turistë, për shkak të temperaturave të larta, u drejtuan drejt shatërvanëve, lumenjve dhe zonave me hije për t’u freskuar.
Disa konsumuan ujë dhe pije të ftohta, të tjerë mbanin çadra për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, ndërsa shumë prej tyre pushuan në hapësirat me hije.
Në Tiranë në sheshin “Skënderbej”, qytetarët u freskuan duke kaluar nëpër shatërvanë.
Në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, qytetarët u përpoqën të mbrohen nga të nxehtit me çadra dhe të freskohen me pije të ftohta.
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, disa qytetarë zhytën këmbët në lumin Vardar për t’u freskuar nga temperaturat e larta.

