Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani
Pesë persona janë vrarë në një incident më armë zjarri që ka ndodhur të hënën në qytetin Stade në Gjermani, që ndodhet rreth 45 km në perëndim të Hamburgut.
Pas incidentit Policia dhe shërbimet e emergjencës po zhvillojnë një operacion të madh, raporton Bild.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën në zonën e Dankersstraße-s, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit.
Rreth orës 13:45, policia konfirmoi se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në qytetin me rreth 50 mijë banorë. Sipas raportimeve të disa mediave gjermane, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një qendër rinore.
Shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

