Rreth 50,000 persona të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën kanë vrarë më shumë se 900 persona dhe kanë plagosur 3,360 të tjerë, tregojnë shifrat qeveritare.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit, ndërsa familjet presin me padurim lajme për të dashurit e tyre, raporton BBC,
Dy tërmete të forta goditën Venezuelën të mërkurën brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Tërmeti i dytë, me një magnitudë prej 7.5 ballë, ishte një nga më të fuqishmit që ka goditur vendin në njëqind vitet e fundit. Të plagosurit po trajtohen në ambiente të përkohshme mjekësore pasi dhjetëra ndërtesa në veri të vendit u shkatërruan.
ipas zyrtarëve, rajoni më i goditur është La Guaira, në veri të kryeqytetit Karakas. Shteti është shtëpia e njërit prej dy porteve kryesore të vendit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Simón Bolívar, qendra kryesore ajrore e Venezuelës.
Numri i të zhdukurve vlerësohet në rreth 50,000 dhe numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Në La Guaira, Natacha Diaz i tha BBC-së se dy vajzat e saj, 22 dhe 23 vjeç, ishin bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare të shembur ku ato punonin si pedikere.

