Autoriteti detar britanik: Një anije mallrash goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit
mallrash është goditur nga një predhë e panjohur në juglindje të Omanit, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit të saj, transmeton Anadolu.
UKMTO tha se kishte marrë një raport për një incident 7.5 milje detare në juglindje të lokacionit Dahit në Oman, në orën 14:10 GMT.
“Një anije mallrash është goditur në anën e djathtë nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit”, tha agjencia.
Nga incidenti nuk u raportuan viktima apo ndikime mjedisore.
UKMTO tha se incidenti po hetohet nga autoritetet, ndërsa anijet që ndodhen në zonë u këshilluan të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

