Trump: Mund të “bëj diçka” për ta bërë Turqinë “shumë të lumtur” lidhur me avionët luftarakë

Trump: Mund të “bëj diçka” për ta bërë Turqinë “shumë të lumtur” lidhur me avionët luftarakë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka gjasa të ndërmarrë një hap që do ta bënte Turqinë “shumë të lumtur” kur u pyet për kërkesën e Ankarasë për avionët luftarakë F-35 dhe motorët e avionëve, raporton Anadolu.

I pyetur nëse po shkon në Turqi “me një çantë plot me dhurata”, Trump iu referua anëtarësimit të Turqisë në NATO.

“Shiko, ai është anëtar i NATO-s. Disa njerëz nuk e konsiderojnë veten (anëtar të NATO-s), por ai në të vërtetë është. Ai është një anëtar i fortë i NATO-s”, tha Trump gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Po, ka gjasa të bëj diçka që do ta bëjë atë shumë të lumtur”, shtoi ai.

Turqia po përgatitet të presë liderët e NATO-s në një samit në kryeqytetin Ankara më 7 dhe 8 korrik.

Rutte, nga ana e tij, tha se Turqia ka një bazë “të madhe” të industrisë së mbrojtjes.

Trump u përgjigj: “Njerëzit nuk e dinë sa e madhe është Turqia në aspektin ushtarak. Është shumë e fortë. Ata kanë shumë nga pajisjet tona, një ushtri shumë të fortë, për shkak të tij”.

Presidenti amerikan tha se nëse samiti nuk do të zhvillohej në Turqi dhe nuk do të pritej nga Erdogan, “nuk mendoj se do të shkoja”, duke shtuar se: “Po shkoj nga respekti për presidentin Erdogan”.

MARKETING