Irani: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të lirohen si pjesë e marrëveshjes paraprake me SHBA-në

Irani: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të lirohen si pjesë e marrëveshjes paraprake me SHBA-në

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka bërë të ditur se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do t’i kthehen Teheranit si pjesë e marrëveshjes paraprake midis Iranit dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.

“Me fillimin e bisedimeve, 6 miliardë dollarët që kemi në Katar do të lirohen. Ajo që është e sigurt është se nuk do të heqim dorë kurrë nga e drejta jonë për pasurimin e uraniumit dhe pala tjetër do të detyrohet ta pranojë këtë”, tha Pezeshkian në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB.

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërritën më herët në Zvicër për negociata teknike në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar të mërkurën, i cili synon t’i japë fund konfliktit disamujor në Lindjen e Mesme dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Bisedimet në Burgenstock do të udhëhiqen nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, ndërsa nga pala iraniane nga kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

MARKETING