Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Çitaku: VV humbi 200 mijë vota – PDK rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo tha se Qeveria e Kurtit tregoi zhgënjim të madh qytetarëve, ku sipas saj, keqqeverisja e kësaj qeverie tregoi protestë zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

“Qeverisja e Kurtit prodhoi zhgënjim të madh qytetar, prodhoi kriza të vazhdueshme. Kjo keqqeverisje rezultoi me këtë protestë zgjedhore, sepse mosdalja e rreth 200 mijë votuesve tregon zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar. Gara ishte e pabarabartë dhe sikur mos të bënte blerje masive të votave me qindra miliona euro, me premtime për punësim, kërcënime ndaj punonjësve shtetërorë, me milionë euro për bileta për diasporën dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore, ky do të pësonte fiasko politike. Përkundër kësaj gare të pabarabartë, me blerje masive të votave përmes ndihmave, PDK-ja po e rikonfirmon pozicionon e saj përfaqësues, me përqindje dhe me numër të deputetëve”, shtoi ajo.
Kandidatja për deputete tha se tashmë është e rëndësishme që procesi të përmbyllet me integritet, teksa shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit pavarësisht se ishin të lira e demokratike, ajo theksoi se nga ana e VV-së ishin të pandershme dhe të pabarabarta.

MARKETING