Numërohen mbi 30% të votave, Vetëvendosje kryeson

Numërohen mbi 30% të votave, Vetëvendosje kryeson

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas numërimit të 829 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 33.19% të totalit, Vetëvendosje ka siguruar 40.83% të votave ose 76,451 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.02% apo 41,232 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 18.42% ose 34,488 vota..

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8.88% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.64%. Koalicioni Vakat deri më tani ka fituar 0.95% të votave të numëruara.

MARKETING