ChatGPT Plus falas për një vit, OpenAl lidh marrëveshje me Maltën

ChatGPT Plus falas për një vit, OpenAl lidh marrëveshje me Maltën

OpenAI ka nënshkruar partneritetin e saj të parë me një qeveri kombëtare duke e sjellë versionin me pagesë të ChatGPT falas për banorët e Maltës.

OpenAI dhe Qeveria e Maltës njoftuan një marrëveshje që do t’i japë çdo qytetari akses falas në chatbot-in e Al për një vit përmes një programi të udhëhequr nga qeveria.

Qytetarët e regjistruar në sistemin e identitetit online të Maltës mund të aplikojnë pasi të kenë përfunduar një kurs falas online të quajtur AI për të Gjithë, i zhvilluar nga Universiteti i Maltës.

Sipas Autoritetit të Inovacionit Digjital të Maltës, kursi është hartuar për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se çfarë është Al, çfarë mund dhe nuk mund të bëjë, dhe si ta përdorin atë në mënyrë të përgjegjshme në shtëpi dhe në punë.

Faza e parë e programit do të nisë në maj, sipas njoftimit.

Autoriteti i Inovacionit Digjital të Maltës do të menaxhojë aksesin në abonimet falas dhe tha se programi do të zgjerohet ndërsa më shumë njerëz e përfundojnë kursin.

Partneriteti është i pari i këtij lloji, sipas njoftimit.

MARKETING