Zgjidhet dilema, kafsha e kapur në Kozle është Ujk

Zgjidhet dilema, kafsha e kapur në Kozle është Ujk

Pas kontrolleve dhe analizave të detajuara, është konfirmuar se kafsha e kapur dje në lagjen Kozle në Shkup është ujk i vërtetë dhe jo qen apo përzierje race.

Sipas njoftimit të Kopshtit Zoologjik, identifikimi është bërë pas konsultimeve me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë ditës, në ZOO kanë ardhur edhe pronarët e qenit Sirius, i racës çekosllovake wolfdog, të cilët kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për qenin e tyre, por për një ujk të vërtetë.

Autoritetet bëjnë të ditur se kafsha nuk është e çipuar, peshon rreth 25 kilogramë dhe është në gjendje jo të mirë ushqimore, duke qenë e pazhvilluar për moshën që ka. Nga shërbimet profesionale është marrë edhe mostër gjaku për analiza biokimike dhe ekzaminime shtesë.

Inspektorë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari gjithashtu kanë konstatuar se bëhet fjalë për ujk (Canis lupus), ndërsa janë kontaktuar edhe institucione dhe qendra evropiane për ujqër për verifikim shtesë ndërkombëtar.

Nga Kopshti Zoologjik apeluan që të mos përhapen spekulime dhe dezinformata, duke theksuar se kafshët e egra nuk duhet të mbahen si kafshë shtëpiake.

 

MARKETING