“Ai është unifikuar me Ramën”/ Sali Berisha sulmoi Gonzato-n, reagojnë ambasadorët europianë: Besim të plotë në profesionalizmin e tij

“Ai është unifikuar me Ramën”/ Sali Berisha sulmoi Gonzato-n, reagojnë ambasadorët europianë: Besim të plotë në profesionalizmin e tij

Një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton, kanë reaguar kolegët e tij europianë.
Në një deklaratë të përbashkët, Ambasadorët e BE-së i kanë dalë në mbrojtje Gonzatos, duke u shprehur besimplotë ndaj profesionalizmit të tij.

“Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026

Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Mund të jetë një imazh i tekstit që thotë "Stavros Avgoustides @SAvgoustides Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri Maj 2026 Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar."

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale një ditë më parë dha dhe një koment për ambasadorin Gonzato.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha.

MARKETING