Izraeli pritet t’i lirojë dy aktivistët e Flotiljes Globale Sumud

Izraeli pritet t’i lirojë dy aktivistët e Flotiljes Globale Sumud

Një grup izraelit avokues për palestinezët njoftoi sot se është informuar nga autoritetet izraelite të sigurisë për planet për lirimin e dy aktivistëve të Flotiljes Globale Sumud, e cila ishte nisur drejt Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, organizata Adalah tha se shërbimi izraelit i sigurisë së brendshme Shin Bet ka informuar ekipin e saj ligjor se shtetasi brazilian Thiago de Avila dhe aktivisti spanjoll me origjinë palestineze Saif Abukeshek do të lirohen më vonë gjatë ditës.

Sipas deklaratës, autoritetet izraelite më pas do t’i transferojnë aktivistët Avila dhe Abukeshek tek autoritetet e emigracionit, ku do të mbahen në arrest deri në deportimin e tyre.

Një gjykatë izraelite e qarkut në Beersheba të mërkurën hodhi poshtë apelimin e paraqitur nga organizata për të drejtat e njeriut Adalah kundër vazhdimit të paraburgimit të aktivistëve.

Forcat izraelite sulmuan Flotiljen Globale Sumud më 30 prill pranë ishullit grek të Kretës, rreth 600 milje detare larg Gazës së bllokuar.

Izraeli ka vendosur një bllokadë të ashpër ndaj Rripit të Gazës që nga viti 2007, duke i lënë 2,4 milionë banorët e territorit në prag të urisë.

Ushtria izraelite nisi një ofensivë dyvjeçare në Gaza në tetor 2023, duke vrarë mbi 72.000 persona, plagosur më shumë se 172.000 të tjerë dhe duke shkaktuar shkatërrime masive në territorin e rrethuar.

MARKETING