Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi

Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se më 8 maj 2026 ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të publikuar në rrjete sociale nga profili “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

“Është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/severna.brigada.2025”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës, duke shtuar se janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit.

Po ashtu, nga analizat e njësive kompetente janë identifikuar edhe të dhëna shtesë që, sipas Policisë, mund të ndihmojnë në hetimin e mëtejshëm nga Polica e Kosovës dhe PSRK

MARKETING