Pushtuesit izraelitë dogjën automjetin e një palestinezi dhe shkruan grafite raciste afër Ramallahut

Pushtuesit izraelitë dogjën automjetin e një palestinezi dhe shkruan grafite raciste afër Ramallahut

Pushtuesit izraelitë i vunë flakën sot automjetit të një palestinez dhe shkruan grafite raciste në muret e shtëpive në verilindje të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë dëshmitarët, raporton Anadolu.

Dëshmitarët i thanë Anadolu-t se pushtuesit hynë në periferi të fshatit Abu Falah, dogjën një automjet që i përkiste një banori palestinez, shkruan slogane raciste në disa shtëpi dhe më pas u larguan nga zona.

Bregu Perëndimor i pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, ka parë rritje të operacioneve ushtarake izraelite, duke përfshirë bastisje, arrestime, të shtëna dhe përdorim të tepruar të forcës, së bashku me sulmet në rritje nga pushtuesit ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre.

Sulmet nga ushtria izraelite dhe pushtuesit kanë vrarë të paktën 1.155 palestinezë, plagosur rreth 11.750 dhe kanë çuar në arrestimin e gati 22 mijë personave që nga tetori 2023, sipas shifrave zyrtare palestineze.

MARKETING