Supertankeri iranian me naftë në vlerë prej 220 milionë dollarësh “shmang” bllokadën amerikane

Supertankeri iranian me naftë në vlerë prej 220 milionë dollarësh “shmang” bllokadën amerikane

Një supertanker iranian që transporton naftë me vlerë gati 220 milionë dollarë ka arritur t’i shmanget përpjekjeve të bllokadës amerikane, tha kompania e monitorimit TankerTrackers, transmeton Anadolu.

“Një supertanker VLCC i Kompanisë Kombëtare Iraniane të Tankeve të Naftës (NITC), që transporton mbi 1.9 milion fuçi naftë bruto (me vlerë gati 220 milionë dollarë), ka arritur t’i shmanget Marinës Amerikane dhe të mbërrijë në Lindjen e Largët”, shkroi TankerTrackers në rrjetin social amerikan X.

Anija, e identifikuar si “HUGE” (9357183), është parë për herë të fundit pranë Sri Lankës më shumë se një javë më parë dhe aktualisht po lëviz përmes Ngushticës Lombok në Indonezi drejt Arkipelagut Riau.

Sipas të dhënave të monitorimit detar, tankeri nuk ka transmetuar sinjale të Sistemit Automatik të Identifikimit (AIS) që nga 20 marsi, kur u largua nga Ngushtica e Malakës me destinacion Iranin.

MARKETING