Rojet e sigurisë në Al-Aksa pengojnë përpjekjen e pushtuesve izraelitë për të sulmuar xhaminë
Rojet e sigurisë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar të premten penguan një përpjekje të okupuesve izraelitë për të sulmuar kompleksin dhe për të kryer një “sakrificë kafshësh”, transmeton Anadolu.
Një video e qarkulluar gjerësisht në mediat sociale tregoi pushtuesit që shkonin drejt Xhamisë Al-Aksa, duke kërcyer mbi një barrierë të policisë izraelite në rrugën që të çonte në Bab Hutta, një nga portat e xhamisë.
Pamjet tregojnë rojet e sigurisë së xhamisë duke nxituar për të mbyllur Bab Hutta-n, duke penguar përpjekjen për inkursion.
Qendra Palestineze e Informacionit Wadi Hilweh tha në një deklaratë se okupuesit “po mbanin një ‘sakrificë të gjallë’ në një përpjekje për ta futur atë në kompleksin e xhamisë”.
Ajo shtoi se “sakrifica” i referohet një ofrimi kafshësh që grupet ekstremiste të Tempullit kërkojnë të fusin dhe therin brenda Xhamisë Al-Aksa.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga policia izraelite ose Departamenti Islamik i Vakëfit në Kuds për incidentin.
Policia izraelite i ka lejuar okupuesit të hyjnë në kompleksin Al-Aksa çdo ditë që nga viti 2003, përveç të premteve dhe të shtunave.
Departamenti Islamik i Vakëfit në Kuds ka bërë vazhdimisht thirrje për ndalimin e sulmeve të tilla, por nga autoritetet izraelite nuk ka patur asnjë përgjigje.
Palestinezët thonë se Izraeli për dekada të tëra ka intensifikuar masat që synojnë judaizimin e Kudsit Lindor të pushtuar, përfshirë Xhaminë Al-Aksa, dhe fshirjen e identitetit të tij arab dhe islamik.
Palestinezët e konsiderojnë kudsin Lindor të pushtuar kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, bazuar në rezolutat ndërkombëtare që nuk e njohin pushtimin e qytetit nga Izraeli në vitin 1967 ose aneksimin e tij në vitin 1980.

