Deri më 12 maj duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar planin kohor për aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026.
Sipas këtij plani kohor, nga sot, më 01.05.2026 deri më 07.05.2026 është afati i partive politike të regjistruara në KQZ për deklarim për pjesëmarrje apo mos-pjesëmarrje në zgjedhje.
Në këtë periudhë kohore në KQZ duhet të deklarohen edhe koalicionet e partive politike.
Nga data 02.05.2026 deri në 10.05.2026, KQZ ka caktuar afatin për certifikimin e partive të reja për zgjedhjet që do të mbahen më 07.06.2026.
Fushata zgjedhore do të nis më 28.05.2026 dhe do të zgjas deri mëngjesin e 07.06.2026.
Periudha e dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë nga partitë do të realizohet nga data 02.05.2026 deri më 12.05.2026.
Ndërsa periudha e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës do të nis nga data 06.05.2026 e do të zgjas deri më 17.05.2026 ndërkaq votimi përmes postës do të nis nga data 25.05.2026 deri më 06.06.2026.

