Aeroporti i Stambollit bëhet më i ngarkuari në Evropë me 1.395 fluturime ditore
Aeroporti i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar në Evropë me një mesatare prej 1.395 fluturimesh në ditë gjatë periudhës 20-26 prill, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror, transmeton Anadolu.
Raporti më i fundit i Aviacionit Evropian nga EUROCONTROL tregoi se Aeroporti i Stambollit u rendit i pari ndër aeroportet më të ngarkuara në Evropë gjatë kësaj periudhe.
Pas tij u rendit Amsterdami me 1.390 fluturime ditore, Paris Charles de Gaulle me 1.340, Londra Heathrow me 1.296 dhe aeroporti Madrid-Barajas me 1.264 fluturime.

