Gati 2.600 të vrarë në Liban nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Gati 2.600 të vrarë në Liban nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite ndaj vendit që nga 2 marsi është rritur në 2.586, transmeton Anadolu.

Ministria libaneze gjithashtu njoftoi se numri i të plagosurve ka arritur në të paktën 8.020, ndërkohë që armiqësitë vazhdojnë të kenë pasoja të rënda për civilët.

Një armëpushim 10-ditor që filloi më 17 prill u zgjat më vonë deri më 17 maj, por sipas zyrtarëve, Izraeli vazhdon ta shkelë marrëveshjen çdo ditë përmes sulmeve ajrore dhe prishjes së shtëpive në Libanin jugor.

MARKETING