Shefi i Pentagonit pretendon se afati 60-ditor i luftës është “ndalur” nga armëpushimi me Iranin

Shefi i Pentagonit pretendon se afati 60-ditor i luftës është “ndalur” nga armëpushimi me Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i tha një komiteti të Senatit se afati ligjor 60-ditor për luftën me Iranin është pezulluar për shkak të armëpushimit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Ne jemi aktualisht në një armëpushim, që sipas kuptimit tonë do të thotë se ora 60-ditore ndalon ose pezullohet”, tha Hegseth, duke ia lënë interpretimin përfundimtar ligjor Shtëpisë së Bardhë.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur SHBA-ja përballet me një afat të afërt më 1 maj sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës të vitit 1973, e cila kërkon autorizim nga Kongresi për përfshirje të zgjatur ushtarake.

Disa kanë vënë në pikëpyetje nëse armëpushimi e pezullon realisht numërimin 60-ditor, duke argumentuar se trupat nuk janë më në luftime aktive.

Por Departamenti i Shtetit e hodhi poshtë këtë interpretim. Një këshilltar ligjor i agjencisë argumentoi se armëpushimi i përkohshëm nuk e përfundon ligjërisht konfliktin.

Këshilltari theksoi se pasi as Washingtoni dhe as Teherani nuk kanë rënë dakord për përfundimin e përhershëm të armiqësive, pauza nuk ka “stabilitetin” dhe “përhershmërinë” e kërkuar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe për rrjedhojë nuk e ndal orën ligjore.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Anadolu-t se administrata po vazhdon diskutimet me ligjvënësit për këtë çështje. Zyrtari paralajmëroi kundër manovrave politike, duke theksuar se përpjekjet për të uzurpuar autoritetin e komandantit të përgjithshëm do të dëmtonin ushtrinë amerikane jashtë vendit, “gjë që asnjë i zgjedhur nuk duhet ta dëshirojë”.

MARKETING