Çmimet e gazit natyror në Evropë rriten mbi 8 për qind mes tensioneve për mbylljen e Hormuzit
Çmimet e gazit natyror në Evropë janë rritur ndjeshëm, pasi tensionet mes SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë dhe tregjet nuk shohin përparim konkret drejt rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.
Kontratat e gazit natyror për muajin maj në qendrën holandeze TTF, pika kryesore e tregtimit të gazit në Evropë, u rritën më shumë se 8 për qind duke arritur në 47.2 euro (55.1 dollarë) për megavat-orë.
Tregjet u mbështetën nga mungesa e progresit të qartë në uljen e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe nga pasiguria për kohën kur rrjedhat energjetike përmes Ngushticës së Hormuzit mund të rikthehen në normalitet.
Raportet e mediave amerikane thanë se Washingtoni po shqyrton rritjen e presionit ndaj Iranit, duke u fokusuar në kufizimin e eksporteve të naftës dhe në atë ndaj trafikut detar të lidhur me portet iraniane. Kjo qasje shihet si një mjet presioni me rrezik më të ulët, por me efekt afatgjatë krahasuar me operacionet e mëdha ushtarake.
Megjithëse një armëpushim i përkohshëm më herët ndali luftimet mes palëve, tensionet në rajon mbeten të larta dhe nuk është arritur një zgjidhje e qëndrueshme.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e tregtisë globale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), mbetet një shqetësim kyç për tregjet energjetike.
Analistët thanë se pasiguria rreth kësaj rruge ujore ka rritur shqetësimet për sigurinë e furnizimit në Evropë, e cila mbetet sh

