Musk dhe OpenAI përballen në gjyq historik prej 134 miliardë dollarësh

Musk dhe OpenAI përballen në gjyq historik prej 134 miliardë dollarësh

Një nga betejat më të mëdha ligjore në botën e teknologjisë ka nisur mes Elon Muskut dhe kompanisë OpenAI, me një padi që kap vlerën e rreth 134 miliardë dollarëve dhe që pritet të zgjasë disa javë në Kaliforni.

Çështja gjyqësore ka në qendër akuzat e Muskut se OpenAI ka devijuar nga misioni i saj fillestar jofitimprurës për të zhvilluar inteligjencë artificiale në të mirë të njerëzimit, duke u shndërruar në një kompani me qëllime fitimi dhe duke forcuar bashkëpunimin me Microsoftin.

Në proces pritet të dëshmojnë figura të rëndësishme të Silicon Valley, përfshirë edhe CEO-n e Microsoft-it Satya Nadella, si dhe drejtues të tjerë të OpenAI dhe ish-bashkëpunëtorë të saj.

Musk kërkon kompensim financiar të madh dhe ndryshime në strukturën e kompanisë, përfshirë largimin e drejtuesve aktualë, ndërsa OpenAI i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur të pabazuara dhe të motivuara nga rivaliteti në industrinë e inteligjencës artificiale.

Çështja po konsiderohet si një përballje vendimtare për të ardhmen e qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe për mënyrën se si kompanitë teknologjike menaxhojnë misionet e tyre fillestare në një treg gjithnjë e më konkurrues. /Telegrafi/

MARKETING