Microsofti përfshin terminologjinë gjeografike palestineze në hartat e saj, heq emërtimet izraelite

Microsofti përfshin terminologjinë gjeografike palestineze në hartat e saj, heq emërtimet izraelite

Microsoft ka bërë ndryshime në hartat e saj dixhitale për të përfshirë emrat gjeografikë palestinezë dhe ka hequr disa emërtime izraelite “mashtruese” të përdorura në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha sot një grup për të drejtat dixhitale, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Qendra Arabe për Avancimin e Mediave Sociale (7amleh) tha se ndryshimet përfshijnë shërbime të bazuara në vendndodhje, përfshirë motorin e kërkimit “Bing”, ku etiketat që më parë renditnin vendndodhjet në Bregun Perëndimor nën “Judea dhe Samaria, Izrael” u zëvendësuan me termin “Bregu Perëndimor”.

“Judea dhe Samaria” është një term izraelit për të përcaktuar Bregun Perëndimor të pushtuar. Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor palestinez i pushtuar nga Izraeli dhe një komponent kyç i një shteti të ardhshëm palestinez.

Ndryshimet përfaqësojnë një “korrigjim të nevojshëm”, tha Lama Nazeeh, menaxhere e avokimit e “7amleh”, duke u bërë thirrje kompanive të teknologjisë të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mos kontribuojnë në “fshirjen dixhitale të gjeografisë palestineze”.

Një kërkim i Anadolu-t në hartën e Bing konfirmoi gjithashtu se emri Bregu Perëndimor është adoptuar nga Microsofti për t’iu referuar territorit palestinez. Megjithatë, nuk pati asnjë deklaratë zyrtare të menjëhershme nga platforma në lidhje me përditësimet.

Kjo vjen pas debatit ndërkombëtar në rritje mbi rolin e kompanive globale të teknologjisë në konflikte, veçanërisht në lidhje me përfaqësimin e hartave dhe të dhënave gjeografike në zonat e prekura nga konflikti.

Në vitet e fundit, forcat dhe pushtuesit izraelitë kanë intensifikuar sulmet në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, përfshirë arrestime, vrasje, shkatërrim prone dhe zhvendosje të palestinezëve, së bashku me zgjerimin e vazhdueshëm të paligjshëm të vendbanimeve.

Zyrtarët palestinezë paralajmërojnë se veprime të tilla mund t’i hapin rrugën Izraelit për të aneksuar zyrtarisht Bregun Perëndimor, duke i dhënë fund në mënyrë efektive perspektivave për një shtet palestinez siç parashikohet në rezolutat e OKB-së.

Në një mendim historik në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

MARKETING