Irani: Shumica e kapaciteteve raketore mbeten “të papërdorura” në luftën me SHBA-në
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, shumica e kapaciteteve raketore të vendit kanë mbetur “të papërdorura” gjatë luftës me SHBA-në, transmeton Anadolu.
Siç raporton Tasnim News, gjenerali Talaei-Nik tha se një “pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve raketore mbetet e papërdorur”.
Ai pretendoi se forcat iraniane ruajtën epërsinë gjatë gjithë konfliktit.
“Forcat tona ruajtën epërsi të plotë ajrore mbi territoret e pushtuara të entitetit sionist (Izraelit) dhe një pjesë e kapaciteteve tona raketore u përdor gjatë luftës 40-ditore”, theksoi ai.
Sa i përket përplasjeve detare, Talaei-Nik pretendoi se anijet luftarake armike u tërhoqën vazhdimisht qindra kilometra larg nga Deti i Omanit në përgjigje të veprimeve vendimtare të forcave iraniane.
Transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit është ndërprerë rëndë që nga fillimi i luftës nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt, duke tronditur tregjet globale të energjisë dhe duke rritur frikën për dëme të zgjatura ekonomike.

