Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka ngritur çështje lidhur me konceptin e familjes gjatë një seance në Kuvendin e Kosova, duke i drejtuar pyetje kryeministrit Albin Kurti.

Nga foltorja, Rrahmani kërkoi sqarime se si e sheh Qeveria përkufizimin e familjes, duke përfshirë edhe rastet e ndryshimit të gjinisë, martesat e të njëjtës gjini dhe format e tjera të krijimit të familjes.
Ai gjithashtu pyeti nëse ekzekutivi do të angazhohet për avancimin e të drejtave të personave me orientime të ndryshme seksuale, duke iu referuar deklarimeve të mëhershme për këtë çështje.

MARKETING