Erdogan: Fëmijët mbajnë barrën më të rëndë të luftërave dhe konflikteve

Erdogan: Fëmijët mbajnë barrën më të rëndë të luftërave dhe konflikteve

Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, luftërat dhe shtypja vazhdojnë në rajon, ndërsa fëmijët e pafajshëm shpesh paguajnë çmimin, tha të enjten presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu.

Duke folur në Programin Gala të Festivalit të 48-të Ndërkombëtar të Fëmijëve të 23 Prillit të TRT-së në Ankara, Erdogan theksoi se fëmijët e pafajshëm janë shpesh ata që mbajnë barrën më të rëndë në konfliktet dhe luftërat.

“Të jetosh në një vend dhe në një botë pa luftë, konflikt, dhunë, mungesa dhe varfëri është e drejta më e natyrshme e fëmijëve”, tha ai.

Turqia po përpiqet të ndalojë konfliktet dhe të fshijë lotët e fëmijëve, me qëllimin e vetëm që të gjithë fëmijët të jetojnë në paqe, siguri dhe vëllazëri, shtoi ai.

MARKETING