Shtyhet nisja e delegacionit amerikan për bisedimet me Iranin në Pakistan për shkak të “takimeve politike”
Nisja e planifikuar e një delegacioni amerikan drejt Pakistanit për një raund të dytë bisedimesh ballë për ballë me Iranin është shtyrë për shkak të “takimeve shtesë politike” në Washington, transmeton Anadolu.
Sipas Neë York Times, një zyrtar amerikan tha se zv/presidenti JD Vance, i cili pritet të udhëtojë në Islamabad, qëndroi në Washington për të marrë pjesë në takimet në Shtëpinë e Bardhë.
Një zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga Washington Post, tha se nisja u shty për shkak të “takimeve shtesë politike” që përfshijnë zv/presidentin Vance, pa specifikuar një afat të ri kohor.
Vonesa vjen në një kohë pasigurie rreth raundit të ardhshëm të negociatave mes Washingtonit dhe Teheranit, ndërsa Irani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedime dhe ka kërkuar heqjen e bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit si kusht paraprak.
Dy palët zhvilluan një raund të parë bisedimesh të nivelit të lartë në Pakistan në fillim të këtij muaji, por ato përfunduan pa marrëveshje.

