Presidenti i Koresë së Jugut: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për sigurinë dhe ekonominë globale

Presidenti i Koresë së Jugut: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për sigurinë dhe ekonominë globale

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, tha të hënën se rivendosja e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme ishte “thelbësore” për sigurinë globale dhe ekonominë, transmeton Anadolu.

Lee i bëri këto komente pasi kryeministri indian, Narendra Modi priti presidentin e Koresë së Jugut në një samit në New Delhi.

Presidenti Lee mbërriti në New Delhi të dielën për një vizitë tre-ditore, vizita e parë e një presidenti të Koresë së Jugut në Indi në tetë vjet.

Kryeministri Modi dhe “unë shkëmbyem mendime mbi ngjarjet e fundit që po zhvillohen në Lindjen e Mesme dhe ramë dakord se rivendosja e stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme është thelbësore për sigurinë globale dhe ekonominë”, tha Lee, duke shtuar se të dy vendet ranë dakord të ruajnë bashkëpunim të ngushtë në “adresimin” e çështjeve ndërkombëtare.

Komentet e Presidentit Lee erdhën mes tensioneve rajonale pas ofensivës SHBA-Izrael ndaj Iranit që ka vrarë më shumë se 3.300 njerëz që nga 28 shkurti. Një armëpushim dyjavor midis Washingtonit dhe Teheranit do të skadojë deri në agimin e së mërkurës së kësaj jave.

Modi, në fjalën e tij, tha: “Në këtë epokë tensionesh globale, India dhe Koreja (e Jugut) së bashku përcjellin një mesazh paqeje dhe stabiliteti”.

Të hënën, të dy vendet vendosën të rrisin tregtinë dypalëshe në 50 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Aktualisht ajo është rreth 27 miliardë dollarë, tha Modi.

Ai tha se kombet po hedhin një “themel për historitë e suksesit të dekadës së ardhshme”.

“Për të thelluar partneritetet në IA (inteligjencën artificiale), gjysmëpërçuesit dhe teknologjinë e informacionit, ne po lançojmë urën digjitale Indi-Kore”, tha ai.

MARKETING