Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se forcat amerikane kanë ndaluar një anije mallrash me flamur iranian.
Siç raporton BBC, presidenti amerikan shtoi se forcat amerikane kanë lëshuar një paralajmërim, “e kanë ndaluar menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit” dhe kanë marrë kontrollin e anijes, pasi ajo u përpoq të kalonte bllokadën amerikane.

