Vrasja e Liridona Ademajt, prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin
Sot janë dhënë fjalët përfundimtare në seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për 21 prill (e martë) në ora 13:30.
Sot gjatë seancës ku u thanë fjalët përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq e ka quajtur krim makabër vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa theksoi se vrasja është kryer në prani të fëmijëve.
Tutje ajo ka thënë gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë pasur mundësi t’i shohim tri mbrojte të mirëmenduara, gjegjësisht, tre skenarë të ndryshme të një ngjarjeje, të cilat janë dhënë nga tre të akuzuarit.
Ndërkaq, në anën tjetër mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat.

