Kanada pezullon taksat mbi karburantet deri në fillim të shtatorit për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit

Kanada pezullon taksat mbi karburantet deri në fillim të shtatorit për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka bërë të ditur se vendi i tij do të pezullojë taksat federale mbi karburantet deri në fillim të shtatorit në përgjigje të rritjes së çmimeve të karburantit, kryesisht si pasojë e luftës me Iranin, transmeton Anadolu.

“Tani të gjithë e dimë se për shkak të luftës me Iranin çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm në mbarë botën, përfshirë këtu edhe në Kanada, prandaj po marrim masa të tjera”, tha Carney në një konferencë për media në Otava.

“Qeveria e re e Kanadasë do të pezullojë përkohësisht taksën federale të akcizës mbi karburantet nga e hëna e ardhshme deri në Ditën e Punës”, tha ai, duke iu referuar një feste që bie në fillim të shtatorit.

“Po ashtu po heqim taksën e akcizës për karburantin e aviacionit. Kjo do të ulë deri në 10 centë kanadezë për litër benzinë dhe 4 centë për litër naftë”, shtoi ai.

Kryeministri kanadez tha se masa do të shërbejë si një “urë” për të ndihmuar qytetarët të përballojnë presionet afatshkurtra në një “goditje të madhe në ekonominë globale”, duke shtuar se qeveria synon të “ndërtojë një ekonomi më të fortë”.

“Ulja e sotme e taksës së karburantit është një masë e përgjegjshme dhe e përkohshme, në përputhje me atë që nevojitet për një ekonomi më të fortë dhe më të përballueshme, së bashku me menaxhim të shëndoshë fiskal”, tha ai.

MARKETING