Hungaria në zgjedhje vendimtare, do të vendosin nëse do t’i japin fund sundimit të Orbanit
Në Hungari po zhvillohet një votim vendimtar që mund t’i japë fund 16 viteve në pushtet të kryeministrit Viktor Orbán.
Sondazhet e fundit favorizojnë opozitarin Péter Magyar dhe partinë e tij Tisza, e cila po premton ndryshime të thella politike, përmirësim të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe distancim nga Rusia.
Orbán, i cili ka udhëhequr Hungarinë për 16 vite, mbetet sfidues dhe optimist për një fitore të re, pavarësisht kritikave për sistemin e tij qeverisës dhe tensioneve me BE-në.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të dalin gjatë mbrëmjes, ndërsa gara konsiderohet vendimtare për të ardhmen politike të Hungarisë dhe pozicionin e saj në Evropë dhe NATO.

