SPB Tetovë me kontrolle, ndalohen katër persona për vozitje të pakujdesshme të automjeteve

SPB Tetovë me kontrolle, ndalohen katër persona për vozitje të pakujdesshme të automjeteve

MARKETING

Në zonën e Tetovës dhe Gostivarit gjatë ditës së kaluar (08.04.2026), zyrtarët policorë kanë privuar nga liria katër persona për shkak të dyshimit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

MARKETING

Sample Image

“Në ora 10:50 në rr. “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria I.A. (38) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi”.

“Në ora 18:05 në të njëjtën rrugë në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin I.S. (28) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit pa dhënë provimin për shofer”.
“Në ora 19:40 në fshatin Hanet e Mavrovës, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Mavrovës kanë privuar nga liria personin L.Z. (26) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin “Ford” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING