Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i armëpushimit, vendimi më i mirë i mundshëm

Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i armëpushimit, vendimi më i mirë i mundshëm

MARKETING

Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump dhe atë iranian, Masoud Pezeshkian.

MARKETING

Sample Image

“Të dyve, u tregova se vendimi i tyre për të pranuar një armëpushim ishte më i miri i mundshëm”, tha Macron.

“Shpreha shpresën time se armëpushimi do të respektohet plotësisht nga secila palë ndërluftuese, në të gjitha teatrot e konfrontimit, përfshirë Libanin. Ky është një kusht i domosdoshëm që armëpushimi të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, shtoi presidenti francez.
Macron deklaroi se armëpushimi duhet të “hapë rrugën për një negociatë të përgjithshme”, duke siguruar sigurinë për Lindjen e Mesme, shkruan Abcnews.al.
Ai gjithashtu zhvilloi biseda me udhëheqësit e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Libanit dhe Irakut.

MARKETING