Turqia mirëpret armëpushimin e përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit

Turqia mirëpret armëpushimin e përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit

MARKETING

Turqia mirëpriti armëpushimin e përkohshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Theksojmë se armëpushimi i përkohshëm duhet të zbatohet plotësisht në terren dhe shpresojmë që të gjitha palët do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se rruga drejt paqes së qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes dialogut, diplomacisë dhe besimit të ndërsjellë. “Ne do të vazhdojmë të ofrojmë gjithë mbështetjen e nevojshme për të siguruar suksesin e negociatave që do të mbahen në Islamabad”, shtoi ministria.

Turqia gjithashtu përgëzoi Pakistanin për rolin e tij në këtë proces dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e të gjitha nismave që kontribuojnë për paqen.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se kishte rënë dakord “të pezullojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh”.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë udhëheqësin suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane. Ai gjithashtu kufizoi lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

MARKETING