Trump e quan “hap të rëndësishëm” propozimin për armëpushim me Iranin

Trump e quan “hap të rëndësishëm” propozimin për armëpushim me Iranin

MARKETING

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për paqe si “hap të rëndësishëm”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Trump lidhur me përgjigjen e Iranit.

Washingtoni ka “shumë alternativa” dhe mund të largohet nga Irani “që tani”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se dëshiron t’i “japë fund” kësaj çështjeje.

Ai gjithashtu tha se, nëse do të ishte zgjedhja e tij, do të “merrte naftën” nga Irani, duke pretenduar se “nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë për (ta ndalur) këtë”.

Irani e përcolli përgjigjen e tij ndaj një propozimi amerikan përmes Pakistanit pas dy javësh diskutimesh në nivele të larta, raportoi të hënën agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.

Kushtet e Teheranit përfshijnë një fund të përhershëm të luftës — duke refuzuar çdo armëpushim të përkohshëm — një ndalim të plotë të armiqësive në gjithë rajonin, protokolle për lundrim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, ndihmë për rindërtim dhe heqjen e sanksioneve.

MARKETING